Greta Koçi është larguar përfundimisht nga Shqipëria drejt këtij shteti?

Bota e Yjeve

Greta Koçi është larguar përfundimisht nga Shqipëria drejt këtij shteti?

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:01
Greta Koçi

Greta Koçi është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, ndonëse vitet e fundit nuk është aq shumë aktive në muzikë. Bukuroshja zeshkane ka publikuar rreth dy muaj më parë këngën e saj të fundit “Dola n’penxhere”, që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Por, nga bëhet Greta kohët e fundit, dini gjë? Në fakt mediat së fundmi po aludojnë se këngëtarja mund të jetë shpërngulur në Austri.

Shkak janë bërë postimet e saj të fundit në Instagram. Prej muajit tetor vëmë re se fotot e postuara prej saj në këtë rrjet social janë të shoqëruara me vendndodhjen “Vienna, Austria”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Këngëtarja shfaqet në vende të ndryshme, duke na kënaqur sytë me fotot e realizuara teksa në të gjitha prej tyre shfaqet vetëm një ‘location’. Por kush të jetë fotografi? Këtë nuk dimë ta themi, pasi Greta nuk na ka treguar asgjë, e as çfarë po kurdis në shtetin austriak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat