E kishte për Patris Berishën? Ja mesazhi që Tuna Sejdiu shpërndau në rrjete sociale

Bota e Yjeve

E kishte për Patris Berishën? Ja mesazhi që Tuna Sejdiu shpërndau në rrjete sociale

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:26
Tuna

Prej disa kohësh, Tuna Sejdi dhe Patris Berisha janë përfolur për një ndarje.

Fansat morën shkas nga veprimet e këngëtares, e cila hoqi Patrisin nga njerëzit që djali i tyre, Tiani, ndiqte në Instagram, si dhe i ndryshoi mbiemrin.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen, por postimi i fundit i Tunës në Instastory, i bëri të gjithë të mendojnë se ajo që ka shkruar është një “mesazh i koduar” drejtuar Patrisit.

“E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”, ishin fjalët që këngëtarja kishte shkruar.

Pak kohë më parë, teksa ishte i ftuar në “Soiree”, Patrisi u shpreh për marrëdhënien që ka aktualisht me Tunën se “është e komplikuar”, duke shtuar se nuk janë as të ndarë e as bashkë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat