Pothuajse 1 vit nga vdekja e Kobe Bryant dhe Gianna-s, bashkëshortja e tij tregon si po e përballon dhimbjen: Gjeni një arsye për të jetuar! Vdekja e garantuar por …

Bota e Yjeve

Pothuajse 1 vit nga vdekja e Kobe Bryant dhe Gianna-s, bashkëshortja e tij tregon si po e përballon dhimbjen: Gjeni një arsye për të jetuar! Vdekja e garantuar por …

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:50
Kobe Bryant me familje

Teksa po afron përvjetori i vdekjes tragjike të Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna në një aksident me helicopter, bashkëshortja e yllit të basketbollist u ka dhënë ndjekësve këshillat e saj për të përballuar dhimbjen.

Në një postim në InstaStory, ajo inkurajoi njerëzit që të gjejnë një arsye për të jetuar, teksa tregoi mënyën sesi po përballet me dhimbjen e madhe të humbjes së bashkëshortit dhe vajzës së tyre 13-vjeçare.

“Më lejoni të tregohem e sinqertë! Hidhërimi është një tufë emocionesh të ngatërruara. Një ditë jeni në moment duke qeshur dhe të nesërmen ju duket sikur nuk jeni gjallë,”- shkroi Vanessa.

Më pas vazhdoi: “Unë dua ta them këtë për njerëzit që luftojnë me pikëllimin dhe humbjen zemërthyer. Gjeni arsyen tuaj për të jetuar. Unë e di që është e vështirë. Unë shikoj vajzat e mia dhe përpiqem ta shtyj atë ndjenjë për to. Vdekja është e garantuar, por të jetosh pjesën tjetër të ditës nuk është. Gjeni arsyen tuaj.”

Vanessa dhe Kobe kanë gjithashtu edhe tre vajza të tjera, 17-vjeçaren Natalia, 4-vjeçaren Bianka dhe 1-vjeçaren, Capri.

Postimi i Vanessa Bryant vjen më pak se dy javë nga përvjetori i ndarjes nga jeta të Kobe Bryant dhe Gianna-s.

Më 26 Janar 2020, helikopteri ku ata udhëtonin u përplas në kodrat e Calabasas, në Kaliforni. Nga aksidenti tragjik mbetën të vdekur edhe shtatë persona të tjerë.

Që nga vdekja e tyre, Vanessa ka nderuar dhe ka bërë homazhe për vajzës dhe bashkëshortin e saj, si dhe ka festuar kur Lakers fituan kampionatin 2020.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat