U gjet e vdekur anash rrugës, zbulohet shkaku i vdekjes së blogeres së njohur

Bota e Yjeve

U gjet e vdekur anash rrugës, zbulohet shkaku i vdekjes së blogeres së njohur

Më: 20 janar 2021 Në ora: 13:31
Alexis Sharkey

Blogerja e njohur Alexis Sharkey, trupi i së cilës u gjet i vdekur anash një rruge në Huston, raportohet se është mbytur.

Vdekja e 26-vjeçares është cilësuar si vrasje pas rezultatit të autopsisë.

Zyrtarët e policisë thanë se hetimet për vrasjen e Sharkey vazhdojnë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Image
Alexis Sharkey

Ajo u gjet e vdekur anash rrugës Red Haw Street, rreth 3 milje larg banesës ku jetonte me bashkëshortin, Tom Sharkey, më 28 nëntor në perëndim të Houston, 24 orë pasi u zhduk.

Në një njoftim për shtyp u lajmërua se trupi i saj u gjet i zhveshur rreth orës 8:30 të mëngjesit dhe se nuk kishte plagë të dukshme.

Ndërsa nëna e blogeres ndau në mediat sociale lajmin për zhdukjen dhe vdekjen e të 26-vjeçares.

Pas gjetjes së trupit të së bijës, ajo shkroi: “Do na mungosh.”

Sharkey postoi qindra foto në Instagram ku ndiqej nga më shumë se 20.000 persona.

Nga imazhet e publikuara shihet që ajo pëlqente të udhëtonte në vende si Marfa, Texas dhe Tulum, Meksikë.

Ndërkohë postimi i fundit që bëri  në rrjetin social ishte në 22 nëntor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat