Nuk ishte bërë e gjallë prej javësh, Bella Hadid rikthehet në rrjete sociale dhe bën rrëfimin e sinqertë

Bota e Yjeve

Nuk ishte bërë e gjallë prej javësh, Bella Hadid rikthehet në rrjete sociale dhe bën rrëfimin e sinqertë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:52
Bella Hadid

Prej 16 ditësh Bella Hadid nuk bëhej e gjallë në rrjetet sociale dhe fansat kishin filluar të merakoseshin, duke qenë se zakonisht ajo është shumë aktive në Instagram.

Postimi i fundit i supermodeles datonte më 5 janar, kur kishte publikuar kopertinën e saj për “V Magazine”, për muajin janar, shkruan “Daily Mail”.

Prej asaj dite ajo nuk ka bërë më asnjë postim.

Gjithë pikëpyetjet e ngritur në mendjet e fansave kanë marrë përgjigje mbrëmjen e djeshme. Pas dy javësh, Bella është rikthyer në rrjetet sociale, duke treguar se ishte “arratisur” për disa ditë për të gjetur vetveten.

Bella duket se ka pasur një betejë me shëndetin mendor dhe e ka fituar, e tashmë është më fortë dhe me energji të plota. Në postimin e saj ajo ka shkruar se ka mësuar shumë për veten, për shpirtin e saj, ka rigjetur veten te disa libra dhe sigurisht ka gjetur mbështetje te miqtë e ngushtë.

Ylli me famë botërore ka postuar disa foto të librave që ka lexuar këto kohë, të miqve të ngushtë, foto me kuajt në fermën e saj në Pensilvani,  si edhe të disa objekteve të fatit e engjëjve.

Ajo u bën thirrje të gjithë ndjekësve t’i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor teksa shkruan se do na tregojë më shumë në të ardhmen.

“Qëndrova larg disa kohë për të reflektuar dhe për të mësuar për veten time në një mënyrë që do të ishte shumë për t’u shpjeguar për momentin, por me kohën do ta shpreh.

Kujtimet me të cilat u ktheva janë mençuri e pastër, një marrëdhënie më e ngushtë me veten dhe shpirtin tim, një ndjenjë dashurie për veten që më ka munguar gjithmonë, disa miq të shkëlqyeshëm dhe këto libra ku gjeta veten.

Gjeta përsëri veten, forcën dhe dritën time. Unë jam këtu për të qenë një instrument i paqes dhe dashurisë, për të ndihmuar njerëzit që vuajnë…

Faleminderit engjëjve të mi që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më duan.Ju më shpëtuat. Gjeni kohë për të marrë ndihmë për shëndetin tuaj mendor. Ia vlen që të arrini potencialin tuaj të plotë,”- shkroi supermodelja.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat