Veshje të kopjuara nga Amal Clooney mjaftojnë për të shkëlqyer gjithë vitin

Bota e Yjeve

Veshje të kopjuara nga Amal Clooney mjaftojnë për të shkëlqyer gjithë vitin

Më: 23 janar 2021 Në ora: 10:02
Amal Clooney

Amal Clooney ka shkëlqyer me veshjet e saj shumë më herët se të shkelte në tapetin e kuq krah bashkëshortit. Avokatja e të drejtave të njeriut është fotografuar në dyert e gjykatave gjithmonë e kombinuar bukur, me një stil që e diferencon nga të tjerët.

Në disa rastet që janë veçuar bien në sy disa detaje që janë pothuajse gjithmonë të përbashkëta. Veshjet e saj janë përgjithësisht me prerje të drejtë dhe elegante. Amal nuk shfaqet në asnjë prej rasteve pa një xhaketë ose pallto krahëve ose veshur. Avokatja zgjedh kostumet, fustanet ose fundet nga markat Chanel, Burberry, Max Mara. Tek çantat preferon Altuzarra Shadow, Balenciaga, Stella McCartney dhe Michael Kors.

Image

Clooney mban gjithmonë syze, përgjithësisht të mëdha dhe të errta, nga markat Ferragao dhe Givenchy. Por nuk mund të lihen pa përmendur dhe takat që janë pothuajse të njëjta në stil dhe vetëm nga markat Jimmy Choos ose Manolos.

Nëse ju pëlqen të dukeni serioze në punë dhe doni të lini përshtypjen më të mirë kudo shkelni, pak nga stili Amal Clooney do ju ndihmonte shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat