“Ende nuk duket e vërtetë”, Vanessa Bryant kujton Koben dhe Gigin në njëvjetorin e vdekjes tragjike

Bota e Yjeve

“Ende nuk duket e vërtetë”, Vanessa Bryant kujton Koben dhe Gigin në njëvjetorin e vdekjes tragjike

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:15
Vanessa Bryant kujton Koben dhe Gigin

Vanessa Bryant flet në njëvjetorin e rrëzimit të helikopterit, ku mbetën të vdekur Kobe dhe Gianna, ndërsa ndan kujtime të shkruara nga shoqja e ngushtë e vajzës së saj.

Vanessa Bryant ka thënë se humbja e vajzës së saj Gianna dhe burrit Kobe në një përplasje tragjike helikopteri ‘ende nuk i duket e vërtetë’ edhe pas një viti.

Vanessa, zemërthyer, 38 vjeçe, në Instagram të martën postoi një letër të shkruar nga një prej shoqeve më të mira të vajzës së saj, Gianna, Aubery dhe shkroi  “Gigi im është i pabesueshme dhe e vlerësoj vërtet letrën”.

Image

“Ajo të do kaq shumë. Më mungon shumë vajza ime dhe Kobe gjithashtu. Unë kurrë nuk do ta kuptoj pse kjo tragjedi mund t’u kishte ndodhur qenieve njerëzore kaq të bukura, të ëmbla dhe të mahnitshme. Ende nuk duket e vërtetë. Kobe, ia dolëm. Gigi, ti akoma e bën krenare mamin. Ju dua!”, shkruan ajo.

Duke ndarë letrën në përvjetorin e vajzës së saj dhe vdekjes së burrit, Vanessa shkroi: ‘Sot kam marrë këtë letër të ëmbël nga një prej shoqeve më të mira të Giannas, Aubrey.

“Të dua Aubz (siç do të të thërriste Gigi im). Faleminderit shumë për ndarjen e disa prej kujtimeve tuaja për Gigin tim me mua dhe më lejoni t’i ndaj ato këtu në shoqërinë time”, shton ajo.

Image

Në letrën e saj, Aubrey shkroi për Vanessën duke e cilësuar si nënë. Ajo shkroi: Ia dolët Znj. Bryant, dhe ne të gjithë ju jemi mirënjohës përjetësisht.’

Ajo shtoi: “Mendja ime vazhdimisht mendon për vajzën tënde të bukur. Buzëqeshja dhe qëndrimi i saj më shtyjnë të jem më e mirë. Ju ndoshta e keni dëgjuar këtë, por nëse bëhem ndonjëherë nënë, shpresoj që vajza ime të dalë tamam siç bëri e juaja”. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat