Blogerja po shijon disa ditë pushimi në një vend tropikal bashkë me motrat dhe vajzën e saj të vogël.
Kylie Jenner në profilin e saj Instagram vazhdon të postojë fotografi duke treguar asetet.
Së fundi, është shfaqur pa makijazh teksa ka marrë poza joshëse në bikine të markës “Dior” e cila tregoi figurën e saj të përsosur për të cilën arrin edhe të marrë vëmendje.
“Ëndërrimtare”, ka shkruar në mbishkrimin e imazheve që ka publikuar, Kylie, ka vendosur edhe bizhuteri në duar dhe një rreth belit duke e kombinuar me bikinet.
Ndryshe, 23 vjeçarja po e shijon lidhjen me reperin Travis Scott dhe vajzën Stormi.