Rita Ora shkëlqen me dukjen e saj në Australi, ndjehet e lumtur që do të jetë pjesë e jurisë së “The Voice”

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen me dukjen e saj në Australi, ndjehet e lumtur që do të jetë pjesë e jurisë së “The Voice”

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 14:10
Rita Ora

Rita Ora ka zbuluar se sa e lumtur është që i është bashkuar jurisë së “The Voice Australia”, ndërsa shfaqja përgatitet të fillojë xhirimet këtë javë.

Muzikantja shqiptaro-britanike e cila sapo ka përfunduar karantinën e saj të detyrueshme 14-ditore pas udhëtimit nga Anglia – foli pasi takoi kolegët e saj gjyqtarë: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian për herë të parë në Sydney të mërkurën

Duke folur për The Daily Telegraph, Rita tha: “Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e ‘The Voice’ këtë vit. Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin e mahnitshëm këtu, le të shkojmë”.

Image

Ajo shtoi se: “Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar me të cilët kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoj”.

Rita zbarkoi në Down Under në fillim të muajit, pasi fluturoi nga shtëpia e saj në Londër për t’u paraqitur në panelin e jurisë së “The Voice Australia”.

Paraqitja e saj në Sydney vjen pas skandalit në të cilin Rita është e përfshirë tash e sa kohë, për organizimin e një feste të paligjshme për 30-vjetorin e saj të lindjes nëntorin e kaluar.

Image

Kjo nuk ishte thyerja e vetme e rregullave nga ana e saj, pasi ajo pak ditë para se të tentonte ta organizonte festën ishte kthyer nga një koncert në Egjipt, dhe në vend se të qëndronte e karantinuar për 14 ditë, ajo bëri atë që bëri.

Për këtë skandal, Rita me muaj të tërë është kritikuar vazhdimisht nga mediat angleze, dhe i njëjti skandal i ka sjell humbje të numrit të ndjekësve në rrjetet sociale, si dhe humbjen e dy kontratave të rëndësishme me kompanitë Apple dhe EE. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat