U përfol se ishte shtatzënë, Xhensila ju përgjigjet dyshimeve të ndjekësve

Bota e Yjeve

U përfol se ishte shtatzënë, Xhensila ju përgjigjet dyshimeve të ndjekësve

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:36
Xhensila

Xhensila Myrtezaj ka qenë së fundmi në qendër të mediave rozë pasi në rrjet kanë lindur dyshimet e para se mos vallë këngëtarja bukuroshe është shtatëzanë për herë të dytë. Këto aludime erdhën pasi blogerja e njohur Vjosa publikoi një foto në Instagram ku dha lajmin e ëmbël që po pret një bebush. Në këtë postim vihet re urimi që Xhensila i ka bërë mikeshës së saj dhe përgjigja e blogeres nxiti këto dyshime në rrjet.

“Urime zemër”,  shkruan Xhensila në postimin e Vjosës.

“Urime edhe ty”, i shkruan blogerja, duke zbuluar kështu shtatzëninë e këngëtares.

Xhensila është mjaft aktive në palestër, gjë që na e dëshmon herë pas herë nëpërmjet postimeve të saj. Para pak ditësh ajo ka publikuar një video-mesazh që firma sportive “Nike” u dedikon të gjitha nënave që ushtrojnë aktivitet fizik edhe pse janë në një pritje të ëmbël, dhe mund të themi se kjo video na e shtoi dhe më shumë dyshimet.

Mesa duket, këngëtarja ka një përgjigje për të gjithë dyshuesit dhe ka publikuar një video teksa shihet duke ushtruar. Ajo ka treguar linjat trupore në veshje sportive, ku duket më në formë se kurrë dhe tepër elegante.

Image
Insta

Kujtojmë se në korrik të vitit 2018 dyshja u bënë prindër për herë të parë, dhe u bekuan me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat