Rita Ora merr vëmendjen me dukjen joshëse dhe varësen në formë kryqi në fotografitë e fundit

Bota e Yjeve

Rita Ora merr vëmendjen me dukjen joshëse dhe varësen në formë kryqi në fotografitë e fundit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 21:46
Rita Ora

Ajo së fundmi është kritikuar nga PETA për paraqitjen e një qeni me veshë të prerë në klipin e saj të ri “Big”.

Por Rita Orën nuk ndaloi asgjë që të merrte pak vëmendjen e fansave në një paraqitje të fundit në Instagram.

Këngëtarja dukej mjaft tërheqëse me një kapele të markës “Moschino” dhe një bluzë të zezë të ngushtë, me aksesorë prej arushi.

30-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë shkroi “Bang Bang”, duke promovuar kështu mini-albumin e saj më të ri me të njëjtin titull.

Rita dukej e bujshme në çastin e shfaqjes së dekoltesë së hapur, me korsen provokuese të veshjes, me dizajnin e arinjve që është një ikonë e markës “Moschino”.

Image

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” rriti vëmendjen me disa gjerdanë prej ari të shtresuar dhe vathë të ngjashëm.

Ajo gjithashtu kishte vënë një varëse kryq në koleksionin e saj të gjerdanëve.

Rita tërhoqi vëmendjen për bukurinë e saj me një pamje të shkëlqyeshme të makijazhit dhe shtoi magjepsjen shtesë me një hije të artë me shkëlqim në sytë e saj.

Ora fiksoi kamerën me një vështrim të zymtë ndërsa goditi një seri pozash, të cilat vunë në pah edhe disa nga tatuazhet e saj.

Ylli u kritikua në fillim të javës pasi PETA e kritikoi atë për paraqitjen e një qeni me veshë të prerë në klipin e saj të ri me David Guettan, Imanbek dhe Gunna.

Image

Në mini-film e xhiruar në Bullgari, Rita ecën përgjatë një rruge para se një person i maskuar të shihet duke mbajtur pitbull në zinxhirë.

Drejtoresha e organizatës për ruajtjen e të drejtave të kafshëve, Elisa Allen u ka bërë thirrje personave të famshëm që të dekurajojnë praktikën ‘mizore’ ndërsa deklaroi: “Gjymtimi i kafshëve për kotësi është i papranueshëm”.

Procedura, e njohur si ankorim, është në kundërshtim me ligjin në Mbretërinë e Bashkuar sipas Aktit të Mirëqenies së Kafshëve nëse nuk kryhet për arsye mjekësore, por aktualisht nuk është e paligjshme të importosh ata që janë gjymtuar tashmë nga vendet e tjera.

Mbrojtësja e kafshëve Elisa tha në një deklaratë për DailyMail: “Veshët e ‘qenve’ janë aty për një qëllim dhe ata duhet t’i përdorin ato si antena drejtuese”.

“Prerja e veshëve është një gjymtim i dhimbshëm që përdoret më së shpeshti nga luftëtarët e qenve për të parandaluar që një kundërshtar të kapë veshët – nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar, njerëzore”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat