Hailey Bieber me kujdes të shtuar ndaj COVID-19, vazhdon ta mbajë maskën në daljet e saj publike

Bota e Yjeve

Hailey Bieber me kujdes të shtuar ndaj COVID-19, vazhdon ta mbajë maskën në daljet e saj publike

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:09
Hailey Bieber

Modelja së fundi e mbështeti burrin e saj në rrjete sociale pasi ai shtoi një tatuazh të ri në nder të këngës së fundit Peaches.

Përveç asaj, modelja 24-vjeçare mori vëmendje me daljen e saj të martën pasdite ndërsa merrte drekën në Chateau Marmont në West Hollywood.

Bieber, të cilës iu bashkua edhe Annie Major, menaxhere VIP në Saint Laurent, doli nga hoteli i famshëm me një çantë Bottega Veneta futur nën krah dhe një kapelë në kokë.

Image

Gruaja e Justin Bieber la flokët e saj të artë bjonde natyrale teksa e mbuloi  fytyrën e saj pas një maske të zezë dhe një palë syze dielli të bardha.

Hailey veshur mbante një bluzë me ngjyrë të zezë me përmasa të mëdha me një emblemë në gjoks dhe shfaqi këmbët e saj të nxira në një palë mini pantallona të shkurtra.

Për të kompletuar ansamblin e saj, Bieber mbathur mbante një palë atlete të gjelbra Nike me detaje të bardha dhe të zeza.

Image

 

Pasi plotësuan ushqimet e shijshme, Hailey dhe Annie u kthyen në shkallët e Chateau Marmont dhe u kthyen në automjetin e tyre të parkuar.

Para se të nisej në qytet, vajza e Stephen Baldwin publikoi një video të shkurtër të veshjes së saj në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat