“Ëndrrat u bënë realitet”, Oriola tregon shumë me dekolte të hapur në Romë

Bota e Yjeve

“Ëndrrat u bënë realitet”, Oriola tregon shumë me dekolte të hapur në Romë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:10
Oriola Marashi

Oriola ekspozoi gjoksin në veshjen që e zgjodhi për imazhet e reja.

Oriola Marashi këto ditë ka udhëtuar në Itali, ku po punon për kampanjën e re të brendit “Guess”.

Ajo është në mesin e disa modeleve që është përzgjedhur për fotosesionin e ri, ndërsa po punon me emra shumë të njohur.

Përmes fotografive të fundit të shkrepura në Romë, Oriola vuri në fokus gjoksin në korestin që e kishte veshur, të cilin e kombinoi me një palë pantallona të bardhë.

Modelja dukej në formën më të mirë teksa po merrte poza, teksa pozoi edhe me modelen e njohur amerikane, Natalia Braulich.

Image

“Çdo ditë e re është një bekim. Unë kalova një fundjavë të mrekullueshme në Romë, duke filmuar për kampanjën magjike @guess @marciano. Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar që takova njerëz kaq të mahnitshëm, miq që u kthyen në familje, ëndrra që u kthyen në realitet. Faleminderit @paulmarciano për besimin në mua, Faleminderit @nimabenati, dhe faleminderit për të gjithë ekipin që na dha mbështetje dhe ngrohtësi. Ps: Fotografitë e bëra nga @natalia”, shkruan ajo.

Image

Kujtojmë se Oriola vazhdon të mbetet ndër modelet më të kërkuara shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat