Sherri që bëri bujë mes kushërirash, Anxhelina tregon për herë të parë ç’ndodhi me Beatrix-in

Bota e Yjeve

Sherri që bëri bujë mes kushërirash, Anxhelina tregon për herë të parë ç’ndodhi me Beatrix-in

Më: 22 prill 2021 Në ora: 07:39
Beatrix Ramosaj

Pak kohë më parë, bëri bujë në media sherri mes Anxhelina Hadërgjonajt me Beatrix Ramosajn. U raportua se shkak ishte bërë grimieri i njohur Ariel, i cili njihet për miqësinë që ka me familjen Kardashian-Jenner. Në një intervistë për Prive, Anxhelina ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për zënkën me kushërirën e saj.

“Çfarë nuk shkruhet në internet. Jam impulsive por them pse po sqarohesh se njerëzit kanë me folur çfarë të duan. Me Beatrixin ka qenë një zënkë, pse ma more pse ta dhashë, pa lidhje po Trixa i ngel hatri shumë, më pati hequr prej folloë, e pati me mua dhe i hoqi krejt. Tani dhe unë e mbajta inatin, thoja pse më ka hequr.

Trixën e kam i Agnesën motër, të ngel hatri shumë tek dikush që e don, dhe më vinte inat shumë kur njerëzit thonin që janë zënë sepse nuk ka dashur Arieli me e ndihmuar. Unë me e ndihmuar Trixën bëhem copash vetë, është qenë një zënkë pa lidhje.”, u shpreh këngëtarja.

Image

Ndërkohë, kujtojmë që Anxhelian i është rikthyer muzikës pas shumë vitesh mungesë. Duke folur për arsyen pse qëndroi kaq gjatë në pauzë, këngëtarja u shpreh se me largimin e saj në SHBA ishte e përqendruar më shumë tek shkolla dhe për këtë arsye, muzika kishte kaluar në plan të dytë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat