Si po shkon lidhja e re e Kendall Jenner? Këto foto me partnerin tregojnë gjithçka

Bota e Yjeve

Si po shkon lidhja e re e Kendall Jenner? Këto foto me partnerin tregojnë gjithçka

Më: 26 prill 2021 Në ora: 17:59
Kendall Jenner dhe Devin Booker

Gjërat duket se kanë nisur të nxehen mes Kendall Jenner dhe të dashurit të saj Devin Booker. Modelja është parë gjatë fundjavës së bashku me partnerin duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin në New York City. Pavarësisht se Jenner e ka mbajtur lidhjen e saj shumë private, burime për “Entertainment Tonight” kanë treguar dyshja ishin shumë të lumtur që po dilnin publikisht me njëri-tjetrin si çift.

Image

Gjatë daljes së tyre publike Jenner kishte veshur një jumpsuit në material lëkurë, ndërsa Booker ishte veshur shumë thjesht me një pantallona, bluzë, këmishë dhe atlete. Të dy u treguan shumë të kujdesshëm teksa mbanin maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Image

Ndërsa një person ka treguar se i ka parë ata të dy duke darkuar në Carbone dhe se nuk e fshehën në asnjë moment afeksionin ndaj njëri-tjetrin.

“Ata po qeshnin gjatë gjithë kohës dhe dukeshin shumë të afeksionuar. Më pas të dua shkuan në Zero Bond, aty ku mund të linte pas truprojat e saj dhe ta linte veten të lirë me partnerin, sepse askush nuk mund tju bënte foto atje brenda. Kendall është shumë e rezervuar, shumë më shumë se motrat e saj, por ajo është shumë e lumtur me lidhjen me Devin dhe nuk i intereson kush e di”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se në mbrëmjen e Shën Valentinit modelja bëri publike lidhjen me basketbollistin e njohur. Ishte vetë Kendall ajo që përmes një postimi në Instagram Story shpërndau një fotografi, teksa gjendej e përqafuar me lojtarin e NBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat