Paris Hilton duket e mahnitshme me të fejuarin në premierën e Festivalit të Filmit në Tribeca

Bota e Yjeve

Paris Hilton duket e mahnitshme me të fejuarin në premierën e Festivalit të Filmit në Tribeca

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 09:13
Paris Hilton

Ajo ndoqi premierën e dokumentarit të saj ‘This Is Paris’ në Festivalin e Filmit Tribeca 2021.

40-vjeçarja, doli në tapetin e kuq me të fejuarin, Carter Reum në festival në New York City të dielën pasdite.

Biondja u bashkua në tapetin e kuq me motrën e saj, 37-vjeçare Nicky Hilton së bashku me drejtoreshën e ‘This Is Paris’, Alexandra Dean.

Hilton, doli jashtë me një mini-fustan të zi me pëlhura me syze dielli të errëta dhe vathë të mëdhenj diamanti, ndërsa tregonte unazën e saj të fejesës.

Ajo gjithashtu me vete kishte një çantë të vogël argjendi dhe çorape të tejdukshme ndërsa kompletonte dukjen e saj me take të zeza.

Gjithashtu u pa duke puthur të fejuarin e saj Carter Reum në tapetin e kuq, ndërsa çifti po përgatiten për martesën e tyre të ardhshme.

Ndryshe, ‘This Is Paris’ debutoi në YouTube në shtator, me filmin e përshkruar si një film që gërmon në sfidat e rritjes në familjen e famshme Hilton, duke përfshirë sekretet e fjetura të familjes dhe presionin për të qenë një udhëheqës modern i biznesit.

Filmi përfshin gjithashtu nënën e Parisit, Kathy Hilton dhe motrën Nicky Hilton, së bashku me Kim Kardashian dhe Kyle Richards.

Dokumentari përshkruhet si një portret që kalon në personalitetin e një gruaje ikonike.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat