U tha se do të bëhen sërish me binjakë, George Clooney dhe partnerja e tij zbulojnë si qëndron e vërteta pas lajmeve të shtatzënisë

Bota e Yjeve

U tha se do të bëhen sërish me binjakë, George Clooney dhe partnerja e tij zbulojnë si qëndron e vërteta pas lajmeve të shtatzënisë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 12:43
George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal, do të bëhen prindër për herë të dytë. Për më tepër, thuhej se çifti i famshëm do të mirëprisnin në jetë binjakë, katër vite pas ardhjes në jetë të binjakëve të parë.

Por 60-vjeçari dhe partnerja e tij, 43-vjeçare, kanë hedhur poshtë lajmet e shtatzënisë, sipas “The Sun”.

Një zëdhënës i çiftit tha: “Thashethemet që thonë se Amal Clooney është shtatzënë nuk janë të vërteta”.

Image

Miq të afërt të çiftit kanë thënë se dyshja ka shprehur hapur dëshirën për t’u bërë sërish prindër, pas ardhjes në jetë të Ella-s dhe Alexander.

“Thuhet se ata do të bëhen sërish me binjakë. Amal ka kaluar tre mujorin e saj të parë dhe kjo tashmë është më e lehtë të zbulohet. George ishte shumë i gëzuar dhe mezi priste t’ua tregonte të gjithëve. Kjo ishte diçka që Amal dhe George e donin me të vërtetë, por në moshën e saj nuk kishte asnjë garanci,”- tha burimi pranë çiftit javën e kaluar.

Image

Gjithashtu, burimi tha se edhe Ella dhe Alexander e kishin mësuar lajmin emocionues në festën e organizuar për ditëlindjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat