Ja si dukej vajza e Majlinda Bregut gjatë fëmijërisë së saj

Bota e Yjeve

Ja si dukej vajza e Majlinda Bregut gjatë fëmijërisë së saj

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 12:34
Kejda Ajazi

Kejda Ajazi, vajza e Majlinda Bregut, është mjaft aktive në rrjete sociale ku ka më shumë se 32 mijë ndjekës. Ajo publikon foto e video në të cilat shfaqet mjaft atraktive.

Së fundmi, zeshkanja seksi ka postuar në Instastory një foto të vetes të shkrepur gjatë fëmijërisë së saj. Me flokët e kapur dy bishtaleca dhe e veshur me një palë pantallona ngjyrë bojë qielli, si dhe me një bluzë të bardhë me lule ngjyrë rozë dhe bojë qielli, Kejda shihet duke ecur me një çantë në dorë.

“Çantën n’krahe që në 2003-in”, shkroi modelja krahas imazhit.

Image

Ajo publikoi edhe një selfie, në të cilën mund të dallohen lehtësisht tiparet e bukura, që i ka theksuar edhe më shumë me anë të grimit, veçanërisht vetullën e gjatë e të drejtë.

Image

Pozat me bikini nuk mungojnë në Instagram-in e Kejdës, me të cilat tërheq pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit. Në to dallohet lehtësisht barku i sheshtë, të pasmet e formësuara dhe këmbët e tonifikuara që çdo vajzë do donte t’i kishte.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat