Dieta me të cilën po humb peshë Elita

Bota e Yjeve

Dieta me të cilën po humb peshë Elita

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:06
Elita

Elita Rudi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar rrugëtimin e saj drejt humbjes së peshës me dietën ketogjenike.

Një studim i fundit, i kryer nga universitete të shumta amerikane, kanë treguar se dieta ketogjenike, e cila kohëve të fundit është bërë mjaft e njohur, mund t’ju ndihmojë t’i humbni më shpejt kilogramët e tepërt sesa ushtrimet fizike.

Pasi që jo gjithsecili që dëshiron të humb peshë i preferon ushtrimet fizike, atëherë dieta ketogjenike është metodë efektive alternative.

Image

Përshkrimi i dietës

Zakonisht trupi e merr energjinë nga karbohidratet dhe i kthen ato në glukozë. Sidoqoftë, nëse ka mungesë të karbohidrateve, trupi fillon t’i shfrytëzojë rezervat e yndyrës për ta arritur nivelin e nevojshëm të energjisë. Vlen të ceket se dieta ketogjenike përdoret nga atletët dhe pjesëmarrësit e maratonave ose sporteve tjera që kërkojnë qëndrueshmëri të madhe.

Duke u bazuar në studimet e ndryshme, dieta ketogjenike ndihmon në zvogëlimin e prodhimit të grelinit – hormoni i urinës.

Image

Dieta ketogjenike është e ndryshme nga dietat tjera sepse personat që e ndjekin këtë dietë nuk humbin masë muskulore, por vetëm dhjam.

Proteinat, yndyrat dhe karbohidratet

Elementi kryesor i nutricionit gjatë dietës ketogjenike është yndyra, e cila duhet të jetë 75% i të gjitha ushqimeve që i konsumoni. Pastaj duhet të konsumoni 20% proteina dhe karbohidrate vetëm 5%.

Rregulli kryesor i kësaj diete është se sheqeri duhet të përjashtohet krejtësisht nga menyja, e gjithashtu edhe produktet e brumit.

Ushqimet që lejohet t’i hani:

– Vajin dhe gjalpin

– Arrat

– vezët

– Çdo lloj mishi

– Kërpudhat

– Perimet e gjelbra me shumë fibra

– Përveç qumështit, të gjitha produktet tjera të bulmetit me yndyrë

Ushqimet e ndaluara:

– Të gjitha produktet e brumit

– Mishrat e përpunuara (p.sh. virshllet) sepse përmbajnë sheqer

– Perimet me sasi të mëdha të sheqerit dhe karbohidrateve, si patatet

– Çdo lloj alkooli

Yjet që e përdorin këtë dietë

Dieta është bërë e famshme falë Kim Kardashianit, e cila me ndihmën e dietës ketogjenike i ka humbur rreth 30 kilogramë pas lindjes.

Edhe aktorja e njohur Halle Berry, e cila ka trup të mahnitshëm, e pranon se trupi i saj është meritë e dietës ketogjenike.

Përveç këtyre, edhe Adriana Lima dhe Megan Fox i përmbahen dietave që nuk përfshijnë karbohidrate.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat