Billie Eilish prezanton projektin e saj të ri, por nuk ka të bëjë me muzikën

Bota e Yjeve

Billie Eilish prezanton projektin e saj të ri, por nuk ka të bëjë me muzikën

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 20:39
Billie Eilish

Billie Eilish është një nga këngëtaret më të dëgjuara të viteve të fundit. Pavarësisht moshës së re ajo ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Por mesa duket, këngëtarja dëshiron ta zgjerojë karrierën e saj, duke hyr dhe në fushën e biznesit dhe duke u angazhuar me gjëra të tjera përpos muzikës.

Ajo prezantoi sot, parfumin e saj.

“Parfumet kanë qenë një nga gëzimet e mia më të mëdha në jetë, dhe unë gjithmonë kam dashur ta bëj atë,” thotë Billie Eilish për VOGUE.
“Dhe jo si Billie Eilish, jo si artiste, jo si këngëtare; Doja të bëja një parfum për të pasur një parfum. Nuk ka të bëjë me mua.”

Po çfarë arome ka?

“Kam qenë gjithmonë e dashuruar me vaniljen, që kur isha fëmijë dhe mamaja ime më mësonte të piqja,” thotë ajo, duke pranuar se shija e saj ishte “e neveritshme” , megjithëse aroma i ngjiste.

“Vanilja është një aromë kaq e dashur,” thotë Billie.

Kujtojmë se Billie ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer ndjesitë e saj rreth famës. Sipas saj ajo ka duruar paragjykimet e pamëshirshëme në internet për gjithçka, nga mënyra se si vishet me kë takohet, Billie tha:

‘Si, oh po, kjo është punë e të tjerëve, apo jo? Jo. Ku është kjo energji me burrat (e famshëm)?
‘Unë thjesht doja të bëja një këngë një herë, dhe pastaj vazhdova të bëja këngë. Unë kurrë nuk thashë, ‘Hej, kushtoji vëmendje jetës sime.’ Të gjithë miqtë e mi e dinë që nuk dua të shoh asnjë nga [muhabetet negative]. Kur njerëzit më dërgojnë diçka të keqe, më lëndon shpirtin. ‘

Billie shtoi se ajo është ‘xheloze për njerëzit që nuk kanë media sociale’.

‘Unë me të vërtetë uroj që të ketë një mënyrë për ta shmangur rrjetin social”,- tregoi Billie.

Image
Billie Eilish
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat