Maya zbulon detaje nga jeta personale dhe flet për operacionet plastike

Bota e Yjeve

Maya zbulon detaje nga jeta personale dhe flet për operacionet plastike

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 00:14
Maya

Këngëtarja e njohur Maya, ndonëse nuk ka qenë shumë aktive me projektet e saj muzikore, është përpjekur të jetë sa më pranë fansave të saj në rrjete sociale.

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, artisja i është përgjigjur disa pyetjeve pikante të bëra nga publiku. Një ndër kuriozitetet më të mëdha të tyre ishte nëse artistja ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Maya tha se nuk ka kryer kurrë operacione plastike, por ka bërë vetëm pak botoks, të cilin e aplikon një herë në një vit e gjysmë.

“Dua t’ju them që merrni ndonjë qese plastike, hidhini silikon dhe do të shikoni që a është me të vërtetë ashtu apo është ndryshe. Nuk kam kryer ndërhyrje kirurgjikale, vetëm pak botoks tek pjesa e ballit dhe syve, nuk bëj shpesh, bëj një herë ne një vit e gjysmë.”

Image

Maya ka treguar se nuk ia kontrollon telefonin bashkëshortit të saj, pasi nuk e ka në tip. Megjithatë kjo ka ndodhur vetëm njëherë.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Të ka ndodhur t’ia kontrollosh ndonjëherë telefonin bashkëshortit?

Maya: E kam shumë problem të gënjej kështu që do të them po. Gjatë shtatë-tetë viteve asnjëherë, pastaj erdhi një situatë e tillë, që më bëri të bëj këtë veprim që nuk është në natyrën time. E marr telefonin dhe po më dridheshin duart sikur po bëja një vjedhje, por shyqyr zotit ishte vetëm një herë dhe nuk ndodhi më.

Image

E pyetur nëse është tradhtuar ndonjëherë, Maya tha “PO”. E pyetur si vepron në të tilla raste, artistja tha:

“Nga vetë fjala tradhti, kur thua tradhti dhe intrigat…varet kë quan tradhti. Ty të dhemb shumë kur të tradhton një shoqe, por nuk është njësoj kur të tradhton partneri. Tjetër gjë është ajo tjetër gjë është tradhtia. Ajo ka bërë të vdesin qindra e mijëra njerëz nëpër luftëra, dikush ka bërë vetëvrasje, tradhtia është shumë e keqe, të kap në befasi.

Nuk ka sesi të mos ta vuash një tradhti dhe unë e kam vuajtur në formën time, por jam natyra e lindur, e kam ne gjen apo më ka bërë jeta duke qenë vetëm shumë vite, duke luftuar për shumë gjëra në jetë, ti duhet të jesh e fortë dhe nuk duhet të përgjunjesh nga një tradhti. Një tradhti mua nuk është se më ka gjunjëzuar, më ka trishtuar, por nuk jam natyrë hakmarrëse. Them nëse ndodhin gjëra të tilla, okej e mora vesh kush është, ka perëndi them unë e shef se kush është“.

Si shumë personazhe publike, këngëtarja ka pasur momente kur është “frikësuar” nga fansat e saj. Dikur, njëri prej tyre e përndiqte.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Të ka ndodhur që te kesh ndonjë fans aq të fiksuar mbas teje saqë vjen një moment që dhe ti frikësohesh, nga gjestet e atij ose te asaj? Çfarë ka ndodhur?

Image

Maya: Po, më ka ndodhur. Ka ndodhur që ai dinte pa pushim se ku isha unë, jam në filan vend dhe filan makinë dhe që unë isha me të vërtetë aty.

Gazetarja: Nga e dinte?

Maya: Nuk e di.

Gazetarja: Si të kontaktonte?

Maya: Nëpërmjet telefonit. Dhe unë atë telefon në atë kohë e kisha telefon pune dhe me duhej ta mbaja numrin. Me pas dalëngadalë filloi të mos më telefononte më.

Gazetarja: A u trembe saqë mendove për një moment ta denoncoje?

Maya: Natyrisht, por e realizova në mënyrë private ,e qetësuam.

Si shumë artistë të tjerë edhe Maya është përballur me situata të sikletshme në koncerte, por ajo veçon njërin:

Në të vërtetë, ka gjëra që nuk shkojnë dhe aq mirë por tani që më thua të sikletshëm, ky për mua ka qenë edhe më i sikletshëm. Koncertet e mia ku unë kam performuar pas  ikjes nga jeta të familjareve të mi. Prindërit dhe vëllai im kanë ikur  nga kjo jetë brenda 14 muajve dhe mbas 20 ditësh kam dalë të performoj në skenë.

Fatmirësisht publiku mua po më priste, u ngritën të gjithë në këmbë, ndezën telefonat, e dinin këtë gjë. I sqaroi dhe i foli menaxheri i koncertit. Por unë kur u futa nuk po mundja të këndoja, po qaja dhe mu desh kohë që ta merrja prapë veten, u mbajt salla mirë nga menaxheri i koncertit.

Pata një dobësi e gjithë trupit dhe e mblodha veten pastaj bëra një zgjidhje të bukur skenike që  njerëzit e pëlqejnë shumë. U ula në gjunjë duke kënduar sepse s’po e mblidhja dot veten, s’po kisha fuqi të rrija në këmbë fakt, pastaj e shfrytëzova këtë mënyrë dhe gjeta zgjidhjen që të ulesha.

Dalëngadalë e mora veten dhe pritja e tyre është një  magji më vete dhe falënderoj zotin që ma ka dhënë këtë mundësi, që unë të marr aq shumë dashuri nga publiku dhe bëj të pamundurën ta kthej dhjetë fish energjinë pozitive që marr nga publiku”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat