Luana vazhdon argëtimin dhe duket e mrekullueshme në pozat e reja nga Mauritius

Bota e Yjeve

Luana vazhdon argëtimin dhe duket e mrekullueshme në pozat e reja nga Mauritius

Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:49
Luana

Luana Vjollca është duke i shijuar pushimet në Mauritius, në ishullin që ndodhet në juglindje të kontinentit të Afrikës, gjegjësisht në lindje të Madagaskarit.

Ajo është kujdesur që për dy milionë fansat e saj në Instagram të sjellë disa fotografi që vënë në plan të parë dukjen e saj.

Moderatorja e famshme ka të veshur një fustan dypjesësh që ia thekson figurën trupore dhe në dorë mban një gotë.

“Një martini me shumë fotografi, ju lutem”, është përshkrimi që ka zgjedhur bukuroshja në këtë postim.

Dhe natyrisht që publikimin e ka shoqëruar me imazhe të shumta, në të cilat duket e mrekullueshme, derisa në InstaStory ka shpërndarë video duke u argëtuar.

Image
Luana
Image
Luana
Image
Luana

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat