U verbua dhe qau me lotë “blu”/ Modelja e “pazakontë” bën tatuazhin ekstrem në sy

Bota e Yjeve

U verbua dhe qau me lotë “blu”/ Modelja e “pazakontë” bën tatuazhin ekstrem në sy

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:27
Amber Luke

Një modele e mbuluar ne tatuazhe në çdo pjesë të trupit të saj, ka treguar se ka qarë me lotë “blu.

Kjo pasi ajo kishte vendosur të mbulonte edhe kokërdhokët e syve me tatuazh. Amber Luke, mbeti e verbër përkohësisht, pas këtij veprimi. Kjo përvojë e hidhur e bëri të betohet që do të hiqte dorë nga modifikimet ekstreme në trupin e saj.

Sipas “The Daily Star”, ngjarja ndodhi kur modelja ishte në të njëzetat e hershme, rreth pesë vjet më parë.

Image
Amber Luke

Luke ka shpenzuar mbi 90,000 dollarë për tatuazhet e shumta në çdo pjesë të trupit. Ajo e nisi këtë “hobi” në moshën 14 vjeçare dhe tani ka mbi 600 tatuazhe që mbulojnë 98 për qind të trupit të saj.

Pavarësisht se ishte e mbuluar nga koka te këmbët me një sërë tatuazhesh dhe piercing të ndryshëm, ylli i rrjeteve sociale nuk kishte përjetuar kurrë diçka të ngjashme si me tatuazhet në sytë e saj.

Me sa duket, boja e aplikuar brenda në sy bëri që ajo të mos ishte e aftë të shikonte për një periudhë. Madje qau me lot blu, një efekt pasues ky nga tatuazhi.

Në lidhje me këtë ngjarje, Luka ka bërë një reflektim në Instagramin e saj:

Image
Amber Luke

“Kanë kaluar pesë vjet që kur humba shikimin për tre javë dhe isha plotësisht e paaftë për të qenë një person i pavarur. Procedura torturuese më bëri të duroja katër injeksione shiringash në secilin prej syrit tim. Kam qarë lot blu për dy ditë pasi u krye procedura.”

Në “nder” të kësaj ngjarje të vështirë për të, Luke bëri një tjetër tatuazh të një gruaje që qante me lot blu në gjoks.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat