Hailey vesh pantallonat e Justin dhe i kombinoi kështu për t'u dukur trendy

Bota e Yjeve

Hailey vesh pantallonat e Justin dhe i kombinoi kështu për t'u dukur trendy

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 08:25
Hailey Bieber, Justin Bieber

Hailey Bieber ndërroi xhinset në stil boyfriend që vesh zakonisht me pantallonat ‘cargo’ të burrit të saj, Justin Bieber.

Pak ditë më parë, Hailey dhe Justin Bieber u fotografuan në Cipriani në Nju-Jork pas koncertit të tij në Barclays Center. Justin ishte i veshur me një veshje njëngjyrëshe portokalli dhe mbante një kapele të zezë bejsbolli, ndërsa Hailey kishte veshur një bluzë të vogël të bardhë, pantallona të gjera ngjyrë ulliri të ulura poshtë, një çantë ngjyrë jeshile e lehtë dhe një palë atlete.

Më vonë, Hailey postoi më shumë foto të veshjes në rrjetet sociale, duke treguar se në fakt, pantallonat ishin të Justin.

“I vodha pantallonat burrit këtë mëngjes”, shkroi ajo në një postim në Instagram Stories.

Pantallonat stil ‘cargo’ janë një nga trendet më të mëdha të këtij viti dhe Hailey i kombinoi në mënyrë perfekte me një crop, duke dhënë idenë e një pamjeje të fillim viteve 2000.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat