Çfarë po ndodh mes tyre? Jasmina Kadriu dhe Ardian Bujupi ‘kapen’ sërish bashkë

Bota e Yjeve

Çfarë po ndodh mes tyre? Jasmina Kadriu dhe Ardian Bujupi ‘kapen’ sërish bashkë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 14:07
Ardian Bujupi dhe Jasmina

Jasmina dhe Ardian Bujupi ishin prej disa javësh në qendër të vëmendjes për historinë e tyre. Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk e mohonte lidhjen, por as e pohonte, pas pjesëmarrjes në klipin e artistit të njohur, ndërsa Ardiani e mohoi menjëherë.

Mbrëmjen e së dielës u festua ditëlindja e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës, ku mes shumë të ftuarve pjesë e tyre ishte dhe këngëtari me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’.

Pamje nga festa e madhe janë publikuar në rrjetet sociale dhe mes tyre u vu re afrimiteti i Jasminës me Adrianin. Dyshja duket se kanë qëndruar gjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri- tjetrit ku këtë gjë e kanë treguar dhe në story-t e tyre në Instagram duke bërë kështu që fansat të nisin të dyshojnë.

Image
Ardian Bujupi dhe Jasmina

Ardiani dhe Ledri kanë zbuluar se do të sjellin shumë shpejt një projekt të ri muzikor, mbase Jasmina mund të jetë sërish pjesë e klipit të tyre dhe për këtë arsye janë parë sërish bashkë.

Image
Ardian Bujupi dhe Jasmina

Rikujtojmë se në lidhje me marrëdhënien e saj me Ardianin, modelja njëherë trazoi rrjetin me deklaratat se mes tyre ka diçka por më pas theksoi se kanë vetëm marrëdhënie shoqërore.

Image
Ardian Bujupi dhe Jasmina

Ndërsa përsa i përket raportit mes Sabrine dhe Ardian nuk dihet saktësisht nëse janë vërtet shokë të ngushtë apo kanë vendosur të mohojnë lidhjen siç bëjnë zakonisht personazhet publike. Por me siguri mund të themi se janë kudo bashkë. Dyshimet për një lidhjes mes tyre kanë nisur po ashtu nga një këngë “Modela”, që u publikua në 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste. Dyshja nisi të shoqërohej bashkë dhe ishin thuajse të pandarë. Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë.

Image
Sabrine dhe Ardian
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat