Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi provokojnë me pozat para pasqyrës

Bota e Yjeve

Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi provokojnë me pozat para pasqyrës

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:52
Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi

Dy aktoret e njohura të skenës, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira së bashku.

Ato kanë zgjedhur Egjiptin si destinacion të tyre për pushime, ndërsa kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, disa nga momentet e këndshme që kanë shijuar së bashku atje.

Ka qenë Arjola ajo e cila mbrëmjen e së shtunës, publikoi një video në InstaStory, ku shfaqej duke kërcyer para pasqyrës në bikini, nën ritmet e këngës “Girl on fire” të Alicia Keys.

Image
Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi

Më pas aty pranë, shihet duke u shfaqur aktorja dhe deputetja Matoshi, e cila gjithashtu me krenari tregon linjat trupore para pasqyrës.

Image
Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi

Adriana dhe Arjola përndryshe kanë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën e cila daton prej vitesh.

Ato u njoftuan gjatë xhirimeve të serialit “O Sa Mirë”, ku për një kohë të gjatë, Adriana ka qenë edhe nikoqire e Arjolës në shtëpinë e saj, gjatë kohës që kjo e fundit ishte e detyruar të qëndronte në Prishtinë për projektet e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat