Kimi i surprizave/ Pas “Met Gala” ylli i “The Kardashians” bën ndryshimin drastik në pamje

Bota e Yjeve

Kimi i surprizave/ Pas “Met Gala” ylli i “The Kardashians” bën ndryshimin drastik në pamje

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 09:24
Kim Kardashian

Kim Kardashian padyshin dinë si ta mbajë vëmendjen të përqëndruar tek ajo.

Pas transformimit për “Met Gala 2022”, i cili u përfol gjerësisht, ylli televiziv vjen me një tjetër ndryshim në pamje. Së fundmi, Kim ka realizuar reklamën për rrobabanjot e reja të markës së saj “Skims”. Në këtë promovim ajo ka zgjedhur që flokët dhe make up-in e saj t’i bëjë si në vitet ’80.

Ylli televiziv duket e mahnitshme me peshën e saj të re, teksa bikinit metalike ia vënë më në pah format e rrumbullakosura. Ju kujtojmë që në pak kohë Kim Kardashian ka humbur plotë 21 kile.

Image
Kim Kardashian

Nga ana tjetër Kanye West po i kthehet sërish muzikës për të shprehur dhimbjen e tij. Në këngën e re me Cardi B dhe Lil Durk “Hot S–t”, reperi u shpreh për mënyrën se si po ndihet pas divorcit nga Kim Kardashian “Unë thjesht po them, tani kam filluar të mësohem me dhimbjen. Derisa një ditë thashë, ‘F–k it’, mora masazhatoren time në aeroplan.”

Image
Kim Kardashian
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat