Arta Nitaj merr vëmendje me pozat joshëse nga pushimet në Itali

Bota e Yjeve

Arta Nitaj merr vëmendje me pozat joshëse nga pushimet në Itali

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 22:00
Arta Nitaj

Arta Nitaj këto ditë ka nisur pushimet verore.

Bukuroshja nga Peja fillimisht ishte në Spanjë për të vazhduar për në Itali atje ku sot (e martë) ka postuar imazhe të reja.

Modelja shqiptare ka pozuar në disa imazhe joshëse nga Positano i Italisë teksa dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.

Image
Arta Nitaj

Arta shihet e veshur me një fustan me ngjyrë te kaltër me dekolte të hapur teksa shihet me grim të thjeshtë dhe mbante edhe disa aksesor ari.

Modelja joshëse e cila njihet për jetë e saj luksoze në fotot e reja u pa teksa po shijonte pasta italiane ndërsa prapa saj shihej një pamje mahnitëse e ishullit.

Image
Arta Nitaj

Të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e admiruesve të saj që ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, kujtojmë që Arta e cila u bë e njohur përmes serialit vendor “O sa mirë” ka kohë që nuk e shohim me ndonjë projekt të ri.

Përveç si aktore, ajo kishte provuar vetën edhe në moderim si prezantuese në disa emisione sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat