Mihrije Braha publikon poza atraktive në bikini

Bota e Yjeve

Mihrije Braha publikon poza atraktive në bikini

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 20:53
Mihrije Braha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, është mjaft aktive ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo i mban fansat të azhurnuar me më të rejat në jetën e saj personale dhe profesionale, përmes fotografive dhe videove të ndryshme që publikon.

Së fundmi, ajo ka treguar ndodhet në pushime verore, ku nuk i ka kursyer disa fotografi atraktive në bikini për ndjekësit e saj.

Image
Mihrije Braha

Në disa imazhe që këngëtarja nga Mitrovica ka publikuar në rrjetin social Facebook, ajo shihet teksa pozon me bikini njëpjesëshe të gjelbra, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Ndonëse i ka kaluar të pesëdhjetat, Braha duket mjaft në formë të mira dhe vitale në fotografitë që ajo i ndau me ndjekësit.

Image
Mihrije Braha

Krahas pushimeve, këngëtarja e hitit “Turbulenca” ka qenë mjaft e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore e performanca në ahengje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat