Rina Balaj shfaqet provokuese duke vënë në fokus linjat trupore

Bota e Yjeve

Rina Balaj shfaqet provokuese duke vënë në fokus linjat trupore

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 18:27
Rina Balaj

Rina Balaj është ndër emrat më të komentuar në media rozë dhe kryesisht merr vëmendje për postimet provokuese që bën në rrjete sociale.

Edhe këtë herë, artistja solli disa imazhe atraktive në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 300 mijë ndjekës.

23-vjeçarja përveç që u shfaq me një veshje plot stil, ajo dukej edhe në formë të mrekullueshme teksa vuri në pah linjat trupore.

Image
Rina Balaj

Autorja e hitit “Addiction” pozoi e veshur me një bluz me mëngë të gjata dhe dekolte të theksuar të cilën e përshtati me një palë xhinse të errëta dhe një çantë ngjyrë gri.

Flokët e gjata me ngjyrë të kuqe i binin sipër teksa në fokus ishte beli i saj i hollë dhe format joshëse të trupit.

Image
Rina Balaj

Të shumta ishin komentet që këngëtarja mori sipër fotografive, e që ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, Rina e cila ka nisur performancat pas një pauze të gjatë, gjithashtu ka paralajmëruar këngën e re që pritet të publikohet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat