Teyana Taylor shfaqet ndryshe me një veshje portokalli

Bota e Yjeve

Teyana Taylor shfaqet ndryshe me një veshje portokalli

Nga: M.H. Më: 24 janar 2023 Në ora: 07:38
Teyana Taylor

Teyana Taylor dukej sikur ishte e freskët teksa u ndal pranë Studios Variety Sundance gjatë Festivalit të Filmit Sundance të hënën.

Aktorja-këngëtarja prezantoi një look me shumë ngjyra dhe në modë me një xhaketë skish me tre vija të gjera të nuancave të ndryshme të portokallisë.

Ajo e veshi xhaketën të hapur dhe gati sa i ra nga supet, shkruan Daily mail, përcjell “Bota sot”.

Image
Teyana Taylor

Nëna e dy fëmijëve e kombinoi xhaketën e gjallë me një këmishë shumëngjyrëshe dhe pantallona të kuqe me shkëlqim, me këputje në pjesën e jashtme të këmbës. Ajo e përfundoi look-un e saj me këpucë të zeza, syze dielli të mëdha dhe manikyr të ngjashëm.

Image
Teyana Taylor me miqët e saj

32-vjeçarja është në Sundance për premierën e filmit të saj të fundit, Një mijë e një, në të cilin ajo luan një nënë që lëviz nga një strehë në strehë në vitet 1990, e cila me guxim rrëmben djalin e saj gjashtëvjeçar nga kujdestaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat