Me fustan transparent dhe gjoks “të madh”, Jessica Alves tregon që s’ka konkurrencë

Bota e Yjeve

Me fustan transparent dhe gjoks “të madh”, Jessica Alves tregon që s’ka konkurrencë

Nga: Bota sot Më: 30 janar 2023 Në ora: 08:07
Jessica Alves

Jessica Alves njihet për stilin e saj të veçantë dhe për prurje të reja në fushën e modës.

Bukuroshja është parë të shtunën mbrëma, me një dukje ekstravagante gjersa po shijonte darkën në një restorant në Londër.

Ish- ylli i Celebrity Big Brother, ka shfaqur në pah trupin e saj të bukur me një fustan të zi, korset te pjesa e gjoksit e mbushur me gurë vezullues të shumtë, ndërsa gurët vezullues nuk mungojnë as në pjesët tjera të fustanin, por më pak.

Fustani i saj i gjatë, por edhe transparent, ku mund t’i dalloheshin edhe të brendshmet, anash kishte pendla të zeza dhe i hapur, ku kishte më tepër mundësi t’i tregonte linjat e saja mahnitëse.

39 vjeçarja fustanin e ka veshur me një palë geta të zeza transparente dhe me taka të vogla me majë të zeza.

Grimi në fytyrë ishte magjepës, me një eyeliner, blush të rëndë dhe buze me shkëlqim ngjyrë pjeshke.

Për më shumë, shikoni fotografitë:

Image
Jessica Alves
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat