Këngëtarja me famë botërore Rihanna, është fotografuar për një revistë të famshme e veshur vetëm me bikini dhe e mbuluar me bojë ari.
Këngëtarja e njohur edhe njëherë ka impresionuar fansat e saj me pamjet që ka zgjedhur dhe pozat e saj.
Rihanna është fotografuar për ‘Perfect Magazine’ dhe disa nga fotot i ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram.
Në disa prej tyre Rihanna shfaqet me të brendshme të zeza dhe e mbështjellë me rripa të ndryshëm, ndërsa flokët i kujtojnë vitet e 70.
Në foto të tjera, këngëtarja pozon me bikini të vogla, të veshura me ngjyrë floriri, e shtrirë në një cohë po ashtu floriri.