Beyonce fiton çmimin e parë për albumin më të mirë në Grammy 2025, ndërsa Taylor Swift injorohet

Bota e Yjeve

Beyonce fiton çmimin e parë për albumin më të mirë në Grammy 2025, ndërsa Taylor Swift injorohet

Nga: M.L. Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 17:34

Në një natë të mbushur me befasira dhe injorime, Beyonce fitoi për herë të parë çmimin Albumi i Vitit në Çmimet Grammy, vetëm 12 muaj pas që burri i saj, Jay-Z, pati një shpërthim publik për faktin që ajo u injorua nga Akademia e Regjistrimeve.

Image
Beyonce dhe Taylor Swift

Ndërkohë, superylli i muzikës Taylor Swift u injorua në të gjashtë kategoritë për të cilat ishte nominuar, megjithëse albumi i saj The Tortured Poets Department ishte albumi më i shitur i vitit 2024.

Kendrick Lamar gjithashtu ishte një fitues i madh, pasi reperi fitoi dy nga katër çmimet më të mëdha, duke fituar çmimin Kënga e Vitit dhe Rekordi i Vitit për këngën e tij kundër Drake, Not Like Us, në ngjarjen që u mbajt në Crypto.com Arena në Los Angeles, të dielën.

Image
Beyonce

Çmimi i fundit, që konsiderohet pjesë e "katër të mëdhenjve", u fitua nga Chappell Roan në kategorinë Artistja më e Re, një kategori që pati një nga fushat e nominimeve më të fuqishme të të gjitha kohërave.

Megjithatë, në fund ishte Beyonce, 43 vjeç, që mori çmimin më të lartë për albumin e saj Cowboy Carter, duke mposhtur: André 3000 – New Blue Sun, Sabrina Carpenter – Short n’ Sweet, Charli xcx – Brat, Jacob Collier – Djesse Vol 4, Billie Eilish – Hit Me Hard and Soft, Chappell Roan – The Rise and Fall of a Midwest Princess, dhe Taylor Swift – The Tortured Poets Department.

Image
Beyonce

 

Në një moment special, Beyonce iu dorëzua çmimi nga disa anëtarë të Departamentit të Zjarrit të Los Angeles.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat