Vanessa Kirby dukej mjaft elegant me një fustan të zi teksa mbërriti të dielën në BAFTA's 2025 në Royal Festival Hall të Londrës
36 vjeçarja tërhoqi vëmendjen derisa zbukuroi tapetin e kuq të mbushur me yje për disa foto përpara se të prezantonte një çmim më vonë.
Vendasja nga Londra ishte mishërimi i elegancës në veshjen pa rripa që shfaqte një çarje deri në kofshë, duke vënë në pah këmbët e saj të tonifikuara, Daily Mail, përcjell “Bota sot”.

Vanessa i dha vetes disa ‘centimetra më shumë’ me takat me lidhëse glam, ndërsa për aksesorë vendosi një palë vathë varëse diamanti dhe një unazë të ngjashme.
Vanessa, mblodhi flokët e saj bjonde në një stil të fryrë.

Çmimet EE BAFTA 2025 u rikthyen për një natë argëtimi të paharrueshme, duke festuar filmat më të mirë të vitit dhe talentin krijues që i sjellin në jetë.