Kylie Jenner ka ndezur rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, ku shfaqet me një bluzë të kuqe të guximshme, duke dëshmuar edhe një herë stilin dhe vetëbesimin e saj.
Kjo vjen vetëm pak kohë pasi ajo dhe Timothée Chalamet u panë duke shkëmbyer një puthje pasionante gjatë një ndeshjeje tenisi, duke konfirmuar edhe më shumë spekulimet për romancën e tyre.
Ndjekësit e saj kanë shpërthyer me komente dhe pëlqime, ndërsa fansat e çiftit mezi presin të shohin më shumë nga kjo lidhje e re.

A është kjo një mënyrë e Kylie-t për të dërguar një mesazh?


