Megan Fox lind! Aktorja sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt

Bota e Yjeve

Megan Fox lind! Aktorja sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt

Nga: A.M. Më: 28 mars 2025 Në ora: 00:24
Megan Fox

Megan Fox mirëpriti fëmijën e saj të katërt, por të parin me ish të fejuarin Machine Gun Kelly, këtë të enjte.

Reperi 34-vjeçar konfirmoi lindjen e vajzës së tyre duke shpërndarë një video bardh e zi ku ai përkëdheli ëmbël gishtat e të porsalindurit.

"Ajo është më në fund këtu!! Fara jonë e vogël qiellore”, ka shkruar Kelly postimin, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Bota sot”.

Image
Postimi

Kurse, babai krenar dhe i lumtur edhe pse nuk e zbuloi emrin e foshnjës, ai tregoi se ajo kishte 'lindur në 432 HZ' dhe se ardhja e saj ishte 'një udhëtim epik'.

“Lavdëroni Zotin”, deklaroi ai në Instagram Story.

Image
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Aktorja tashmë ka tre djem Noah, 12, Bodhi, 11 dhe Journey, 8, me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat