Katy Perry ‘rrëmben’ Met Gala-n me një paraqitje të rreme nga AI

Bota e Yjeve

Katy Perry ‘rrëmben’ Met Gala-n me një paraqitje të rreme nga AI

Nga: M.L. Më: 6 maj 2025 Në ora: 17:10
Katy Perry

Katy Perry po bëhet virale sërish, vetëm disa javë pasi udhëtimi i saj në hapësirë me Blue Origin – që u konsiderua si "i sikletshëm" – shkaktoi një reagim të madh negativ në internet.

Image
Katy Perry

Megjithatë, këngëtarja e "Teenage Dream" mund të marrë frymë lirisht këtë herë, pasi nuk po përballet me kritika.

Pavarësisht se mungoi në Met Gala-n e së hënës, e mbushur me yje, Perry u shpall "e veshura më mirë", pasi në rrjetin X nisën të qarkullojnë foto të gjeneruara nga inteligjenca artificiale që tregonin atë në event.

Image
Katy Perry me AI

Fotot realiste e paraqisnin Perry-n me një fustan të zi prej lateksi, të ngjitur pas trupit, me pjesën e sipërme në stil xhakete me vija, ndërsa pozonte në shkallët ikonike të muzeut.

Veshja me stil të guximshëm dukej mahnitëse tek "Katy Perry e rreme", të cilën shumë përdorues të rrjeteve sociale e besuan si të ishte vetë këngëtarja.

Image
Katy Perry

Fansat thanë se pamja e saj ishte “veshja e natës” – duke e vendosur atë mbi pjesëmarrëse të vërteta si Kim Kardashian, Rihanna dhe Gigi Hadid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat