Eva Longoria vjen më elegante se kurrë, shkëlqen me veshjen e saj

Bota e Yjeve

Eva Longoria vjen më elegante se kurrë, shkëlqen me veshjen e saj

Nga: A.M. Më: 18 maj 2025 Në ora: 11:18
Eva Longoria

Eva Longoria dukej e mrekullueshme teksa mori pjesë në darkën e 10-vjetorit të restorantit La Mome në Kanë.

Aktorja e “Desperate Housewives”, 50 vjeç, mahniti me një fustan elegant saten, i cili ia theksonte fizikun e saj të jashtëzakonshëm.

Eva e shoqëroi me unaza të thjeshta ari dhe një çantë të shkëlqyeshme ari, si dhe një palë taka të bardha, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.

Image
Eva Longoria

Ylli shfaqi një buzëqeshje të madhe ndërsa ecte krah për krah me bashkwshortin e saj, Josén, 57 vjeç.

Çifti dukej me humor të mirë ndërsa shijonin një natë së bashku në eventin e mbushur me yje.

Image
Eva Longoria dhe burri i saj

Eva mori pjesë në tapetin e saj të parë të kuq në Kanë 20 vjet më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat