Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka treguar format e saj mahnitëse me një palë pantallona shumë të shkurtra, ndërsa ka paralajmëruar muzikë të re.
Ylli 34-vjeçar është parë e veshur me pantallona tepër të shkurtra dhe një kostum banje me shkëlqim, teksa pozonte në disa foto shumë seksi në plazh.
Duke pozuar me stil në plazh, Rita dukej mahnitëse teksa tregonte format e saj të jashtëzakonshme.
Në fotografinë e parë, ajo shihet duke qëndruar me detin pas shpine, ndërsa shikon larg.
E veshur me pantallona tepër të shkurtra blu, një bikini rozë të zbukuruar me gurë të çmuar dhe një këmishë të bardhë sipër, Rita rrezatonte shkëlqim dhe elegancë.
Ajo i kishte kombinuar veshjet me një palë syze dielli të bardha dhe buzë të lyer me një ngjyrë rozë me shkëlqim.
Në një tjetër foto, ishte fokusuar pjesa e kraharorit të Ritës dhe bikinit e saj të zbukuruar me diamantë.
Në një tjetër pamje glamuroze, Rita shihej e shtrirë mbi një shezlong, duke marrë diell dhe duke mbajtur në dorë një ventilator të madh tavoline, ndërsa relaksohej.
Në përshkrimin e postimit, Rita shkruante: “KLIIPI HEAT DEL TË PREMTEN. Bashkohuni në premierën në YouTube në orën 17:00 BST. Do të bëhet shumë nxehtëtttt.”
Fansat menjëherë vërshuan në seksionin e komenteve për të reaguar ndaj njoftimit muzikor.