Olivia Rodrigo ndez skenën në NOS Alive 2025

Bota e Yjeve

Olivia Rodrigo ndez skenën në NOS Alive 2025

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 11:26
Olivia Rodrigo

Olivia Rodrigo konfirmoi statusin e saj si një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop me një shfaqje të paharrueshme në festivalin NOS Alive 2025 në Lisbonë, të enjten mbrëma.

Artistja 22-vjeçare elektrizoi skenën kryesore në natën e hapjes, duke mahnitur publikun me energjinë, vokalin dhe stilin e saj karakteristik.

E veshur me një fund të shkurtë me thekë argjendi dhe një bluzë prej lëkure me dekolte të theksuar, Olivia shkëlqeu jo vetëm për performancën, por edhe për paraqitjen, shkruan DailyMail.

Image
Olivia Rodrigo

Ajo e plotësoi pamjen me geta rrjetë dhe çizme deri në gju, duke ruajtur identitetin e saj rebel dhe magjepsës.

Me një set të fuqishëm që përfshinte hitet “Vampire”, “Drivers License” dhe “Good 4 U”, Rodrigo ngriti temperaturat dhe entuziazmin në Passeio Marítimo de Alges.

Image
Olivia Rodrigo

Ajo u ngjit në skenë, pas performancës së Noah Kahan, dhe u prit me duartrokitje të pandërprera nga një publik entuziast.

Koncerti ishte pjesë e turneut të saj botëror “GUTS”, i cili ka fituar vlerësime ndërkombëtare për intensitetin dhe afërsinë emocionale që sjell në çdo shfaqje.

Image
Olivia Rodrigo

Me energjinë e saj të papërmbajtshme dhe një repertor hitesh që pushtojnë skenën, Olivia Rodrigo vazhdon të jetë një emër që dominon festivalet më të mëdha të botës, duke premtuar edhe më shumë në vazhdim të verës muzikore 2025. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat