Katie Price nuk ndalet me ndryshimet estetike

Bota e Yjeve

Katie Price nuk ndalet me ndryshimet estetike

Nga: Bota sot Më: 9 gusht 2025 Në ora: 21:55
Katie Price

Katie Price, nëna e pesë fëmijëve dhe ish-modelja e njohur britanike, ka zgjedhur sërish të shkojë nën thikë për një tjetër ndërhyrje kozmetike, kësaj radhe në Turqi.

Në moshën 47-vjeçare, ajo mbetet një nga figurat më të komentuara për transformimet e saj fizike, duke qenë gjithmonë e hapur për rrugëtimin e saj estetik.

Në përputhje me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe të hapur ndaj publikut, Katie ka ndarë me ndjekësit e saj momente para operacionit, përfshirë edhe momentin kur u shoqërua me karrocë drejt sallës së ndërhyrjes.

Image
Katie Price

Katie është e njohur për numrin e lartë të procedurave kozmetike gjatë viteve, përfshirë ngritje të fytyrës, botoks, mbushës buzësh, ndërhyrje në gjoks dhe shumë të tjera.

Ajo shpesh ka deklaruar se ndihen më e sigurt dhe e lumtur me veten përmes këtyre ndryshimeve.

Image
Katie Price
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat