Dua Lipa me fustan ekstravagant në festimet e hershme të ditëlindjes në Ibiza

Bota e Yjeve

Dua Lipa me fustan ekstravagant në festimet e hershme të ditëlindjes në Ibiza

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 18:52
Dua Lipa

Dua Lipa ka nisur festimet e hershme të ditëlindjes së saj, të cilat po zhvillohen tashmë prej disa ditësh në Ibiza, Spanjë.

E rrethuar nga miqtë më të afërt dhe familjarët, këngëtarja ka ndarë pamje nga celebrimet plot muzikë, net të gjata argëtimi dhe torta të shumta.

Kësaj here, ajo publikoi disa fotografi ku shfaqej e veshur me një fustan ekstravagant që theksonte siluetën e saj skulpturore.

Image
Dua Lipa

Fustani me shkëlqim, i gjatë dhe me një prerje të veçantë në anën e djathtë, i dha një tjetër dimension stilit të saj të veçantë.

E njohur për qasjen e saj avangardë ndaj modës, Dua i ka kushtuar kujdes të veçantë dukjes gjatë këtyre festimeve.

Ajo e kompletoi pamjen me një palë taka të larta, në të njëjtën nuancë me fustanin, duke i dhënë një prekje elegante e moderne kombinimit.

Image
Dua Lipa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat