Taylor Swift mahnit me look showgirl dhe paralajmëron albumin e ri

Bota e Yjeve

Taylor Swift mahnit me look showgirl dhe paralajmëron albumin e ri

Nga: Bota sot Më: 21 gusht 2025 Në ora: 22:32
Taylor Swift

Taylor Swift publikoi një surprizë të re për fansat të enjten në dyqanin e saj personal online, me një kohë të kufizuar – vetëm 48 orë – për ta blerë.

“The Life of a Showgirl: Baby, That’s Show Business Vinyl Collection është tani i disponueshëm në faqen time për 48 orë, derisa të përfundojnë sasia ❤️‍,” shkroi këngëtarja në mbishkrimin e saj në Instagram.

“Producentët e albumit: Max Martin, Shellback dhe Taylor Swift. Fotografia: Mert Alas & Marcus Piggott.”

Image
Taylor Swift

Ylli i muzikës dukej si një këngëtare kabareje në stilin e Las Vegas-it, me një kostum joshës, një varëse të gjatë diamanti dhe një kapelë me pupla të verdha, ndërsa nga kyçet i vareshin boa të mëdha me pupla që përputheshin me veshjen.

Ajo po kërcente pranë vajzave të tjera të bukura, që të kujtonin krejtësisht atmosferën e “Sin City”.

The Life of a Showgirl është albumi i 12-të në studio i Swift-it dhe është planifikuar të dalë më 3 tetor 2025, nga Republic Records.

Image
Taylor Swift
Image
Taylor Swift
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat