Kylie Jenner mohon thashethemet për shtatzëni me imazhe nga projekti i ri

Bota e Yjeve

Kylie Jenner mohon thashethemet për shtatzëni me imazhe nga projekti i ri

Nga: Bota sot Më: 29 gusht 2025 Në ora: 20:13
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka ndarë të enjten disa imazhe të reja në Instagram nga projekti i saj më i fundit, “Khy X Grace Ling”.

Miliarderja e kozmetikës, 28 vjeç, shfaqej në super formë teksa kishte veshur një set tërheqës nga bashkëpunimi i saj me stilisten nga Singapori, Grace Ling. Jenner kishte të ekspozuar barkun e sheshtë, me muskuj të dukshëm, ndërsa mbante një bra top gri dhe pantallona të gjera të kombinuara me detaje argjendi në formë ‘piercing’-ësh.

Ajo dukej qartë pa asnjë shenjë të barkut të rrumbullakosur. Për tetë muaj me radhë, fansat e saj në TikTok dhe X kanë aluduar se Kylie mund të jetë shtatzënë me të dashurin e saj, aktorin e nominuar për “Oscar”, Timothée Chalamet. Megjithatë, këto zëra sërish rezultuan të pabazuara.

Image
Kylie Jenner

As Jenner dhe as Chalamet nuk e kanë konfirmuar apo mohuar publikisht ndonjëherë shtatzëninë e supozuar, pasi ata nuk flasin hapur për marrëdhënien e tyre. Burime pranë çiftit – që janë në lidhje që nga pranvera e vitit 2023 – kanë sqaruar se ata “definitivisht nuk janë duke pritur një fëmijë”

Image
Kylie Jenner
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat