Jessica Alba vishet ‘seksi’ dhe shkon në lokalin ku ish-i i saj u kap me aktoren e re, dyshime për tradhëti

Bota e Yjeve

Jessica Alba vishet ‘seksi’ dhe shkon në lokalin ku ish-i i saj u kap me aktoren e re, dyshime për tradhëti

Nga: Bota sot Më: 5 shtator 2025 Në ora: 21:40
Jessica Alba

Aktorja e njohur Jessica Alba u pa mbrëmjen e së mërkurës në Bird Streets Club në Hollyëood, vetëm një ditë pasi bashkëshorti i saj i ndarë, producenti Cash Warren, ishte fotografuar në të njëjtin lokal me një aktore shumë më të re.

44-vjeçarja Alba tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq elegant, ndërsa fytyra e saj dukej e tensionuar teksa kalonte e vetme pranë shërbimit të valetëve.

Ndërkohë, Warren, 46 vjeç, një natë më parë ishte parë në klub në shoqërinë e aktores 20-vjeçare Seanna Pereira, e cila qëndronte pranë tij ndërsa ai zgjaste qëndrimin tek valetët.

Image
Jessica Alba

Ky takim ngjalli spekulime, pasi Warren është lidhur më herët edhe me modelen 25-vjeçare Hana Sun Doerr.

Nga ana tjetër, mediat rozë kanë raportuar se Alba është afruar kohët e fundit me aktorin 32-vjeçar të filmit Top Gun: Maverick, Danny Ramirez.

Dy paraqitjet e njëpasnjëshme në të njëjtin klub i dhanë netëve në Hollyëood një ndjesi të veçantë “përballjeje”, sikur ish-çifti po e ndan vëmendjen e publikut me dalje të alternuara.

Image
Jessica Alba, Cash Warren
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat