Lisa Snowdon tregoi trupin e saj të mrekullueshëm të mërkurën, e veshur me një bikini të vogël rozë dhe portokalli, teksa ndau një mesazh fuqizues për besimin në trupin e vet.
Prezantuesja televizive, 53 vjeç, dukej mahnitëse me bikini me ngjyra të gjalla – një pjesë e sipërme bandeau rozë dhe pjesë e poshtme me lidhëse anësore portokalli – teksa pozonte me vetëbesim gjatë pushimeve, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Lisa e kombinoi pamjen e përshtatshme për plazh me një kimono elegant ngjyrë vjollce dhe ishte pa grim, duke treguar me krenari bukurinë e saj që sfidon moshën. Në një mbishkrim të gjatë, modelja dhe gazetarja foli për pranimin e vetes së saj autentike, duke cituar edhe shprehjen e famshme të Oscar Wilde: “Ji vetvetja, të gjithë të tjerët janë të zënë.”
Ajo shkroi: “Ji vetvetja, të gjithë të tjerët janë të zënë. Kjo thënie nga Oscar Wilde, (që jam e sigurt shumë prej jush e njihni), por duke e lexuar sërish para disa ditësh, më goditi thellë dhe desha të ndaj arsyen pse.
Ka shumë forcë në këtë fjali të thjeshtë por të thellë. Të jesh vetja jote autentike dhe pa ndjesë, pavarësisht gjithçkaje.”