Heidi Klum u bë pjesë e një incidenti të vogël teksa largohej nga festa “From Paris With Love” e Karl Lagerfeld-it, e mbajtur në Yoyo Club në Palais de Tokyo, gjatë Javës së Modës në Paris.
Supermodelja 52-vjeçare u shfaq mahnitëse me një jumpsuit të zi pa rripa dhe me dekolte të theksuar, duke ecur me taka shumë të larta, por për pak sa nuk u rrëzua në mes të rrugës.
Megjithatë, ajo dukej me humor të mirë, me syze të mëdha aviator, edhe pse humbi ekuilibrin teksa zbriste nga trotuari pas një nate festive, shkruan DailyMail.
Ylli i “America’s Got Talent” e kaloi me të qeshura momentin dhe u ngrit menjëherë me ndihmën e sigurimit, duke vazhduar rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Më herët atë mbrëmje, Heidi kishte shkëlqyer në tapetin e kuq krah Kathy Hilton, duke treguar linjat e saj në veshjen elegante njëpjesëshe.
Ajo hoqi syzet gjigante, duke zbuluar një grim të theksuar “smoky eyes”, ndërsa mbante me vete një çantë krokodili. Nga ana tjetër, Kathy kishte zgjedhur një kombinim elegant me këmishë të bardhë me të zezë, pantallona të ngushta dhe një xhaketë të përshtatur.
Në “Instagram Stories”, Heidi ndau momente nga zona VIP e festës, ku Paris Hilton ishte DJ e mbrëmjes. Më herët gjatë ditës, ajo publikoi edhe një fotografi të ëmbël me bashkëshortin e saj Tom Kaulitz përballë Kullës Eiffel.