Ashley Roberts mahniti të pranishmit në eventin e fundit të Debenhams, duke u shfaqur me një fustan ultra të shkurtër me xixa mikroskopik, që theksonte format dhe këmbët e saj të gjata dhe elegante.
Ish-anëtarja e grupit Pussycat Dolls dëshmoi sërish se nuk ka humbur aspak nga hijeshia dhe stili që e karakterizon prej vitesh.
E kombinuar me takat e larta dhe buzëqeshjen e saj karakteristike, Ashley u kthye në qendrën e vëmendjes, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe të ftuarve në tapetin e kuq.
Fustani, i mbuluar me xixa që pasqyronin dritat e sallës, ishte një përzierje perfekte mes glamour-it klasik dhe guximit modern.
Eventi i Debenhams ishte një ndër ngjarjet më të përfolura të javës në botën e modës dhe showbiz-it britanik, dhe Ashley, si gjithmonë, nuk zhgënjeu në paraqitjen e saj.