Jodie Turner-Smith tërheq vëmendjen me një kostum lëkure në Los Angeles

Bota e Yjeve

Jodie Turner-Smith tërheq vëmendjen me një kostum lëkure në Los Angeles

Nga: A.M Më: 9 tetor 2025 Në ora: 21:40
Jodie Turner-Smith

Aktorja Jodie Turner-Smith shkëlqeu në rrugët e Los Angeles të mërkurën, duke u paraqitur me një pamje provokuese gjatë fushatës promovuese për filmin e saj të ri, Tron: Ares.

39-vjeçarja mori gjithë vëmendjen teksa ekspozoi siluetën e saj elegante me një jumpsuit ngjitur pas trupi, prej lëkure, pa rripa dhe me dekolte të theksuar.

Me një buzëqeshje rrezatuese dhe çizme të gjata deri mbi gjunjë, Jodie e vuri në pah belin e saj të hollë falë një rripi të trashë në ngjyrë të zezë dhe ari, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Jodie Turner-Smith

Ylli i filmit Queen & Slim e kompletoi këtë paraqitje tërheqëse dhe moderne me vathë të mëdhenj dhe byzylykë të artë, ndërsa mbante në dorë një çantë të zezë nga një markë luksoze.

Më vonë gjatë ditës, ajo u shfaq me një veshje tjetër të guximshme, pasi përfundoi xhirimet për emisionin Jimmy Kimmel Live!

Image
Jodie Turner-Smith

Jodie dukej në humor të mirë jashtë studios në Hollywood, me një xhaketë elegante të zbukuruar me pupla të zeza e të kuqe dhe pantallona të gjera në stilin “balloon”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat